“FATI IM”: Asnjëherë në spitalin tonë nuk kryhen ndërprerje të shtatzënisë që bien ndesh me ligjin

Aktuale

“FATI IM”: Asnjëherë në spitalin tonë nuk kryhen ndërprerje të shtatzënisë që bien ndesh me ligjin

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:41

Spitali “FATI IM” ka reaguar rreth raportimeve se një 17 vjeçare pretendohet se ka kryer abort në këtë spital.

Në reagim thuhet se në Spitalin “FATI IM” asnjëherë nuk janë kryet ndërprerje të shtatzënisë që bien ndesh me ligjin.

Reagimi i plotë:

Spitali “FATI IM” ndaj raportimeve në media, lidhur me pretendimet se një 17 vjeçare ka kryer abortin në spitalin tonë, bën këtë:

Reagim:

Spitali "FATI IM" ka pranuar me shqetësim dezinformatën e publikuar në disa portale dhe medie ku thuhet se një 17 vjeçare me inicialet A.T dyshohet se ka kryer abort në spitalin "Fati Im".

Spitali "Fati Im" punon duke u bazuar në ligjet që janë në fuqi, rrjedhimisht ne baze te Ligjit per ndërprerje te shtazanise NR. 03/L-110.

Prandaj, asnjëherë në spitalin tonë nuk kryhen nderprerje te shtatzenise që bien ndesh me ligjin.

Kjo e pavërtetë nuk qëndron sipas shënimeve zyrtare të Spitalit “Fati Im” meqenëse asnjë person nën moshën 18 vjeçare nuk ka kryer nderprerje te shtazanise në këtë spital.

Spitali "Fati Im" fillimisht i është drejtuar portalit që e ka publikuar këtë informatë të gabuar.

Pas kontaktit me portalin, i njejti ka reflektuar profesionalisht dhe e ka larguar etiketimin e spitalit "Fati Im" nga artikulli i tyre.

Për korrektësi dhe për ti shërbyer të vërtetës ne i ftojmë organet e hetuesisë që të hetojnë rastin.

Spitali "Fati Im" siguron gjithë pacientët dhe bashkepunëtorët e tij se në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk kryen procedura të mjekimit që bien ndesh me ligjin.

Spitali “Fati Im” mbetet i perkushtuar që të gjithë pacientëve tu ofrojë shërbime korrekte dhe sipas standardeve më të larta profesionale.

Me respekt,

Spitali Juaj "FATI IM"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat