Lirohet nga paraburgimi Avni Llumnica, i akuzuari për tentim-vrasje ndaj Azem Vllasit

Aktuale

Lirohet nga paraburgimi Avni Llumnica, i akuzuari për tentim-vrasje ndaj Azem Vllasit

Më: 20 prill 2021 Në ora: 20:43
Avni Llumnica

Pas 4 vitesh është liruar nga paraburgimi Avni Llumnica, i akuzuar për tentim vrasjen e Azem Vllasit.

Ka më shumë se 4 vjet që mbahet në paraburgim.

Por që nga e marta, i akuzuari për tentim vrasjen e Azem Vllasit në vitin 2017 do mund të endet i lirë.

Kjo për shkak se Gjykata Themelore e Prishtinës miratoi kërkesën e Avni Llumnicës për lirim me dorëzani.

I dënuar me 12 vjet burgim për të njëjtën vepër në janarin e vitit 2020, Apeli kishte rikthyer në rigjykim komplet lëndën.

Por Llumnica që gati gjysmë dekade e kaloi prapa grilave, është i akuzuari i fundit në rastin e njohur si “Syri i Popullit” që lirohet nga paraburgimi.

Avokati mbrojtës i tij, Naim Rudari, thotë se arrestimi i klientit të tij ishte i padrejtë qysh në fillim dhe se shkaktoi dëme të pariparueshme.

Përveç klientit të Rudarit, të akuzuar në këtë rast janë edhe Sadri Ramabaja dhe Bajrush Konjusha, të dy të liruar nga paraburgimi.

Aktakuza e re ndaj të treve është konfirmuar me 26 shkurt të këtij viti derisa rigjykimi ka arritur deri në fazën e dëgjimit të dëshmitarëve.

Seanca e radhës për rastin në fjalë është caktuar të mbahet me 24 maj nga ora 09:30.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat