Lushaku: Qeveria Kurti të krijojë idenë e saj për krijimin e një asociacioni sa më të përshtatshëm

Aktuale

Lushaku: Qeveria Kurti të krijojë idenë e saj për krijimin e një asociacioni sa më të përshtatshëm

Më: 20 prill 2021 Në ora: 22:32
Jehona Lushaku Sadriu

Opinionistja, Jehona Lushaku Sadriu, ka deklaruar se Kosova duhet t’i zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare sepse, siç u shpreh, këtë e kemi obligim si shtet.

Duke folur në lidhje me temën se “A dështoi marrëveshja e Brukselit”, ajo mes tjerash tha edhe se duhet të ketë më shumë gjithëpërfshirje të akademisë dhe grupeve të ndryshme të shoqërisë civile në diskutim në lidhje me këto tema shtetërore.

“Kosova është shtet dhe ka obligime ndërkombëtare. Me marrëveshje ndërkombëtare merr obligime që duhet t’i zbatojë”.

“Pavarësisht se cila Qeveri dhe me çfarë platforme vjen, ajo duhet ta gjejë një zgjidhje se si ta implementojë dhe zgjidhja mbetet tek shkrimi dhe definimi i statutit. Aty qeveria mund të marrë një rol proaktiv dhe mund ta krijojë një ide brenda këtyre kornizave të marrëveshjeve ekzistuese”.

“Kjo është marrëveshje që ka edhe disa palë të tjera dhe pse mos të bëhet me negociata dhe shteti ynë duhet ta ketë një ide se cili do të jetë formati më i përshtatshëm për Kosovën dhe të insistojë që ta shtyjnë versionin e vet. Por të konkludosh dhe të thuash që ‘unë nuk do ta bëj’ dhe t’i ikësh përgjegjësisë shtetërore duke e zvarritur këtë, siç e kemi bërë për disa vjet, kjo nuk tregon për maturi shtetërore”.

“Me këtë konstalacion qeveritar dhe me këtë përbërje e përkrahje kaq të madhe në parlament, Qeveria Kurti mund ta krijojë idenë e saj edhe në negociata me Brukselin mund ta shtyjë idenë e saj për krijimin e një asociacioni sa më të përshtatshëm dhe në harmoni me kushtetutën”.

“Ndjesia e sakrificës permanente dhe lëshimit pe nga Kosova i kanë kontribuar partive në pushtet, se s’kanë mundur me dhënë argumente të bollshme që me e nxit një dialog të brendshëm”.

“Partitë të cilët kanë qeverisur, duke mos qenë edhe transparente sa i përket dialogut që është mbajtur për arsye të ndryshme, por duhet pasur parasysh që obligimi i partive është karshi bashkësisë ndërkombëtare, por edhe ndaj qytetarëve nga të cilët kanë marr vota”.

“Normalist që devijon diskursi kur ka mungesë transparence. Në një shtet demokratik duhet të ndërtosh dialog të brendshëm. Duhet të ketë gjithëpërfshirje të akademisë e grupeve të ndryshme të shoqërisë civile”, u shpreh Lushaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat