Njohësit e çështjeve evropiane për dialogun: Do të kërkohet një zgjidhje mes Asociacionit dhe ndryshimit të kufinjve!

Aktuale

Njohësit e çështjeve evropiane për dialogun: Do të kërkohet një zgjidhje mes Asociacionit dhe ndryshimit të kufinjve!

Më: 21 prill 2021 Në ora: 13:34
Foto ilustruese

Kryeministri Kurti pritet të udhëtojë javën e ardhshme në Bruksel ku pritet të takohet me përfaqësues të BE-së.

Megjithëse më herët ishte raportuar për një takim të mundshëm ndërmjet Kurtit dhe Vuçiq, kjo u mohua nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Por cilat pritet të jenë temat kryesore, në një takim eventual mes tyre?

Profesori i integrimeve evvropiane, Avni Mazreku, thotë se BE-ja, është ende në amullinë e gjetjes së një kopromisi se cilat do të jenë temat që do të trajtohen.

“Nuk menodoj që do të ketë tema të cilat dy udhëheqësit politikë do t’i trajtojnë në takimin eventual në Bruksel, por do të jetë më tepër një takim i cili shkon në funksion të përcaktimit të temave që do të merren udhëheqjet e delegacioneve të dy vendeve. Përcaktimi për një ose temë tjetër në këtë rast, e kemi pa nga deklarimet e përfaqësuesve të të dy vendeve, se nuk ka pajtim”

“Faktori që do të duhej të përgatiste një agjendë të bisedime në këtë rast, BE-ja, është ende në atë amullinë e gjetjes së një kopromisi se cilat do të jenë temat që do të trajtohen. Insistimi i Serbisë është fillimi i implementimit të ‘Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ndërsa insistimi i palës kosovare janë tema të tjera si të pagjeturit dhe ato që janë thënë nga përfaqësuesit politik të Kosovës. Nga kontektsti deklarativ vërehet se palët nuk kanë pajtim për temat që do t’i trajtojnë.Prandaj takimi eventual në Bruksel do të shkojë në funksion të përcaktimit të agjendës, temave, me të cilen te dy delegacionet do të merren në të ardhmen e këtyre negociatave” tha Mazreku.

Tutje ai thotë se paralajmërimet e BE-së për takim mes Kurtit dhe Vuçiq janë në funskion të faktit që BE-ja do të dëshmojë veten si faktor në procesin e zgjidhjes së problemev në Ballkan.

“Paralajmërimet për një takim të mundshëm ndërmjet Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit Vuçiq, janë më tepër paralajmërim në funskion të asaj që Bashkimi Evropian don me e provu veten si faktor në procesin e zgjidhjes së problemeve të hapura në Ballkan. Në këtë rast një ndër problemet e mëdhaja të Ballkanit Perëndimor është çështja e gjetjes së një zgjidhjeje apo ndryshe arritja e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Derisa vetë Bashkimi Evropian ende nuk e ka qartësu politikën e saj të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, BE-ja mendoj që do të provojë të organizojë takime të nivelit të tillë, me tendencën e promovimit të vetvetes si faktor në proceset që zhvillohen në Ballkan dhe përreth Ballkanit.

Ndërsa njohësi i integrimeve evropiane, Dorajet Imeri, thotë se do të kërkohet të gjendet një zgjidhje mes dy opsioneve kryesore, Asociacionit dhe ndryshimit të kufijve pa prekur karakterin multietnik të shoqërive.

“Takimi mes Kurtit e Vuçiqit, mund te vjen në një kohë të një presioni të vazhdueshëm diplomatik sidomos nga administrate e re e SHBA-se, e cila për çdo muaj ka dërgur letër sidomos Serbisë dhe me kërkesë të qarta, njohen e Kosovës. Ky moment është teper i rëndesishem pasi pos qe presioni ka rënë mbi Serbinë per ta pranuar Pavaresinë e Kosovës, presioni tash e tutje do të bjen edhe mbi Kosovën, pasi me gjasë do të kerkohet te gjindet nje zgjidhje e cila nuk mund te jete larg do opsioneve kryesore.

“1.Kijimit të Asocicionit të komunave me shumicë serbe. 2.Ndryshimit të kufinjve pa prekuar karakterin multietnik të shoqërive, ndërsa pak gjasa ka te gjindet nje alternative tjetër, që do të ishte me kreative dhe do te ishte ndryshe nga këto që i permendem. Takimi i parë, është kryesisht takim per njohje, palët i paraqesin qëndrimet fillesatare, lidhur me kornizimin e dilogut konform perspektivat respektive” tha Imeri.

Takimet për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nuk janë mbajtur që në kohën e qeverisë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat