Sejdiu: Armend Zemaj na gënjeu, nuk e mbajti premtimin

Aktuale

Sejdiu: Armend Zemaj na gënjeu, nuk e mbajti premtimin

Më: 21 prill 2021 Në ora: 19:45
Zemaj

Plaurat Sejdiu ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-ministrit, Armend Zemaj ku e ka quajtur gënjeshtar.

“E vërteta qëndron kështu që gjatë muajve, nëntor, dhjetor, janar dhe shkurt, ne kemi qenë në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë dhe kemi shprehur brengën edhe me shkrim ish-ministrit Zemaj për çështjen e mospagesës së shtetasve të mbi 400 kolegëve tonë. Ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kanë qenë premtime koti, rrena nga ish-ministri ku na është thënë se këto do të paguhen dhe asnjëherë nuk janë paguar”, ka thënë Sejdiu.

Nga këto mjete me vendim të Qeverisë kanë përfituar stafi shëndetësorë, por jo të gjithë janë rimbursuar.

Sipas Sejdiut janë mbi 150 mijë euro që MSh ua ka borxh mantelbardhëve.

“Flasim për një shumë mbi 150 mijë euro të cilat Ministria e Shëndetësisë do të duhej t’i paguante”, u shpreh Sejdiu.

Sejdiu e bëri të qartë se padia është ngritur më 3 mars të këtij viti është ngritur kjo padi ndaj MSh-së.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë Covid-19, sfati shëndetësorë ka qenë drejtpërdrejtë i angazhuar dhe ku 18 prej tyre edhe kanë ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat