Forca të shumta të policisë me armë gjata nëpër kryeqytet, flasin nga Policia

Aktuale

Forca të shumta të policisë me armë gjata nëpër kryeqytet, flasin nga Policia

Më: 22 prill 2021 Në ora: 19:33
Policia

Ditëve të fundit është vërejtur prezenca e pjesëtarëve të shumtë të policisë duke patrulluar në pjesë të shumta të Kosovës. Kryeqyteti, sidomos, ka pothuajse çdo rrugë të qendrës që po patrullohet nga policia, të pajisur me pushkë automatike.

Rrugët kryesore të kryeqytetit tash e disa ditë janë duke u patrulluar nga pjesëtarë të shumtë të policisë së Kosovës, të cilët shihet se janë të pajisur edhe me armë automatike.

Media ka kërkuar nga Policia e Kosovës të dijë arsyen e këtij patrullimi dhe se a po rrezikohet vendi nga ndonjë dukuri kriminale dhe se a janë duke kërkuar ndonjë person.

Policia, megjithatë nuk dhanë specifikime rreth kësaj çështjeje, por thanë se detyrat e tyre dhe autorizimet janë të përcaktuara qartë me Ligjin për Policinë.

“Detyrat dhe autorizimet e Policisë janë të përcaktuara qartë me ligjin për policinë, nder te cilat edhe këto: të mbroj jetën, pronën dhe të ofroj siguri për të gjithë qytetarët, të parandaloj rrezikun ndaj qytetarëve dhe ta mbajë rendin dhe sigurinë publike, të parandaloj dhe t’i zbuloj veprat penale dhe kryesit e tyre, të menaxhoj trafikun rrugor etj.”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, raportet policore ditore tregojnë se gjobat shqiptuara ndaj qytetarëve për shkeljen e rregullave të komunikacionit dhe Ligjit për anti Covid-19, janë të shumta.

Vetëm sot, policia e Kosovës ka shqiptuar 1396 gjoba të trafikut dhe 885 gjoba për qytetarët që shkelën ligjin anti Covid – 19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat