Ish-këshilltari i Thaçit: Qeveria i ka dy zëdhënës që as një dokument s’ia servojnë si duhet publikut

Aktuale

Ish-këshilltari i Thaçit: Qeveria i ka dy zëdhënës që as një dokument s’ia servojnë si duhet publikut

Më: 22 prill 2021 Në ora: 21:06
Adil Behramaj

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Thaçi ka reaguar për huqjen e sotme të kryeministrit Kurti, i cili e vuri nënshkrimin e tij në një vendim ku figuron Avdullah Hoti si i pari i qeverisë.

Reagimi i Behramajt vjen pasi që zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, akuzoi punëtorët e administratës për këtë lëshim, duke akuzuar të njëjtit se vendimet me lëshime teknike po ua japin qëllimisht mediave.

E Behramaj ka thënë se këto vendime do të duhej t’i kontrollonin këshilltarët e tij, nëse ata do ta bënin punën e tyre.

Madje ka nënvizuar faktin se qeveria i ka dy zëdhënës, që sipas tij, nuk janë në gjendje as një dokument t’ia servojnë publikut siç duhet.

Postimi i plotë i Behramajt:

Edhe për vendimet e Kurtit, që para se t’i nënshkruante do të duhej t’i kontrollonin këshilltarët e tij – kuptohet nëse do e bënin punën e tyre, këta shpikin armiq. Plus të publikuar në uebin e ZKM-së nga Zyra për Komunikim me Publikun, e cila tashmë është përgjegjësi e drejtoreshës së re të tyre, që sapo e kanë “transferuar” prej Grupit Koha. Qeveria i ka dy zëdhënës dhe nuk janë në gjendje as një dokument t’ia servojnë publikut si duhet, por arsyetohen duke u rikthyer në paranojat e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat