Dallaveret me vota, arrest shtëpiak për kryetarin e Komunës së Kllokotit

Aktuale

Dallaveret me vota, arrest shtëpiak për kryetarin e Komunës së Kllokotit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 14:21
Bozhidar Dejanoviq

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 08.04.2021, për kryetarin e Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq është ndryshuar.

Atij i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të zgjas deri më 23.05.2021.

B.D. që është kryetar i Komunës së Kllokotit, po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale, se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit, pasi shqyrtoj të gjitha rrethanat, vlerësoi se edhe me caktimin e masës së arrestit shtëpiak mund të arrihet qëllimi i kërkuar me ligj.

Bozhidar Dejanoviq është arrestuar më 12 mars të këtij viti pas një aksioni të Policisë së Kosovës lidhur me dyshimet për manipulime me vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat