RrGK reagon për anulimin e burgimit të përjetshëm për burrin që vrau gruan në Kamenicë

Aktuale

RrGK reagon për anulimin e burgimit të përjetshëm për burrin që vrau gruan në Kamenicë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 14:52
Nuhi Mavrovqanit

Gjykata e Apelit ka reaguar ndaj anulimit të vendimit për burg të përjetshëm ndaj Nuhi Mavrovqanit që varu gruan në korrikun e vitit të kaluar në Kamenicë.

Në reagim thuhet se dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një prej formave më pak të ndëshkueshme të dhunës.

“Dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një prej formave më pak të ndëshkueshme të dhunës. Para pak ditësh, u bë publik lajmi se zyrtari policor R.Sh për afro gjashtë muaj me radhë kishte sulmuar seksualisht një vajzë të mitur në Gjilan, kurse sot Gjykata e Apelit e ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm për Nuhi Mavrovqanin, që vrau gruan e tij me shufër metalike, në korrik të vitit 2020 në fshatin Berivojcë të Komunës së Kamenicës. Në të dy këto raste, si në shumë raste të tjera të dhunës ndaj grave në Kosovë, institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë jetën e qytetarëve, po dështojnë ta bëjnë këtë, e madje edhe po e rrezikojnë atë drejtpërdrejt. Kujtojmë se nga viti 2019, dhuna në familje është definuar si vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, kjo falë përpjekjeve të disa organizatave të grave. Mirëpo, sado që janë ndërmarrë shumë veprime për ta kriminalizuar dhunën në familje, institucionet e drejtësisë ende po ngurrojnë të japin dënime meritore për vrasësit e dhunuesit e grave. Përkundrazi, duke ndjekur këtë kulturë të mosndëshkimit, institucionet po e nxisin vazhdimin e dhunës, përdhunimit e të vrasjes së grave”, thuhet në reagimin e RrGK-së.

RrGK ka shprehur indinjatë të thellë për këto dy raste, duke u zotuar njëherish që do të ngremë zërin për të kërkuar drejtësi, ashtu si për çdo grua tjetër të dhunuar e të vrarë.

Tutje në komunikatën për media thonë se nuk do të ndalet derisa dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor apo si çështje private.

“Drejtësi për gratë e vrara! Drejtësi për secilën grua të vrarë e të dhunuar”, thuhet në komunikatë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat