Vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së: Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi po akuzohen si vrasës të...

Aktuale

Vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së: Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi po akuzohen si vrasës të...

Nga: P.R Më: 23 prill 2021 Në ora: 21:32
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Fazli Hajdaraj, vëllai i Smajl Hajdarajt, ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në facebook ka shkruar se ata që kanë vrarë shqiptar duhet të dënohen.

“Të gjithë ata që kanë vrarë Shqiptar të dënohen! Në Hagë janë të akuzuar si vrasës dhe ndërmarrje e përbashkët kriminale, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi!”, ka shkruar Fazli Hajdaraj, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se një prej vrasjeve më tronditëse të pasluftës në Kosovë kishte ndodhur më 17 janar të vitit 2002.

Ish-deputeti i LDK-së, Smajl Hajdaraj ishte qëlluar për vdekje në hyrje të banesës së tij në Pejë.

E familja e tij vazhdimisht kanë përsëritur dhe kanë bërë thirrje që Gjykata Speciale ta zbuloj vrasjen e Smajl Hajdaraj, i cili kishte qenë edhe Komandant i UÇK-së në zonën e Rugovës gjatë luftës.

Image
Postimi nga Fazli Hajdaraj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat