PDK nuk po mund ta largojë Adelina Graincën... këto foto dëshmojnë gjithçka

Aktuale

PDK nuk po mund ta largojë Adelina Graincën... këto foto dëshmojnë gjithçka

Më: 24 prill 2021 Në ora: 09:08
Adelina Grainca

Në ditën e zgjedhjes së presidentes së Kosovës, deputetja, Adelina Grainca, ndërroi parti, nga Partia Demokratike e Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje

Pavarësisht kësaj në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, deputetja Grainca vazhdon të figurojë se është pjesë e grupit parlamentar të PDK-së.

Gjithashtu, në faqen zyrtare vazhdon të figurojë se Vetëvendosje i ka 58 deputetë, e Partia Demokratike 19 deputetë.

Deputetja Grainca, u prezantua nga kryeministri Albin Kurti në po të njëjtën ditë kur ajo votoi Vjosa Osmanin për presidente.

Nga ish-bashkëpartiakët e saj në PDK, u kërkua që ajo ta dorëzojë mandatin e deputetes, meqenëse u tha se e kishte fituar nga “votuesit besnikë të PDK-së”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat