Haki Abazi: Shqiptarët në shtetet e Ballkanit duhet të koordinohen mes tyre

Aktuale

Haki Abazi: Shqiptarët në shtetet e Ballkanit duhet të koordinohen mes tyre

Më: 24 prill 2021 Në ora: 20:32
Haki Abazi

Kryetari i Komisionit të politikave të jashtme të parlamentit të Kosovës Haki Abazi, ka folur mbi problematikat me të cilat përballet politika e jashtme me fokusin kryesor tek çështja e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi një periudhë të shkurtër në drejtim të institucioneve. Marrëveshje e Uashingtonit është bërë nëpërmjet dy strukturave që nuk janë më, presidenti Trump dhe qeveria e Kosovës, e cila nuk është më në pushtet. Ne kemi shumë punë që të përmirësojmë gabimet e së kalurës dhe marrëveshjen në Uashington”, tha ai.

Pjesë e marrëveshjes ka qenë dhe monatorium që Kosova mos lobojë për t’u njohur nga shtete të tjera dhe për Abazin ky është një gabim.

“Fakti që është pranuar që ti futet një monatorium është gabim se s’ka sovranitet të shtetit dhe marrëveshja ka vënë në lajthitje institucionet e Kosovës në realizimin e qëllimeve të Serbisë. Vendosja në një pozicion të tillë është e dëmshme” – shprehet Haki Abazi.

Kryetari i Komisionit të politikave të jashtme të parlamentit të Kosovës shprehet se letrat e administratës Biden tregojnë se duan njohjen reciproke të dy shteteve.

“Në historinë tonë të re kemi mësuar të shohim gotën gjysme bosh e gjysmë plot. Ne duam ta shohim gjysmë të mbushur në rastin e interesimit shumë serioze nga administrata Biden për të mbyllur një dialog me njohje reciproke”, theksoi ai.

Për Abazin një rëndësi të veçantë ka dhe çështja e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

“Ne duhet të merrim dhe me çështjen e shqiptarëve në Bujanovc, Preshevë e Medvegjë, jo vetëm në çështjet e brendshme të Kosovës,”- shprehet Haki Abazi.

Abazi bëri thirrje për unfikim të shqiptarëve dhe se së bashku do kemi një rol më të madh në Ballkan.

“Ne sa herë kemi qenë një zëri dhe të unifikuar kemi bërë sukses më të madh. Në rasti ku jemi tani duhet një konsesus i gjerë në nivelin parlamentar, por edhe një vision i ri për qasjen gjeopolitke që të përfshijë shqiptarët në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne nuk duhet vetëm të pranojmë dhe zbatojmë, por të kordinohemi si fqinj për interesat dhe rolin tonë në Ballkan”, thotë ai.

Ndërsa për sa i përket bashkëpunimit me partitë e tjera z. Abazi tha që janë duke punuar për të krijuar komunikim.

“Po punojmë për krijimin e hapësirave për komunikim ndërpartiak, pasi duhet të shihet interesi nacional,”- rrëfen Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat