Haxhi Avdyli: Mjekët e rinjë s’po kanë as çantën ku me lënë, nuk bëhet specializimi kështu

Aktuale

Haxhi Avdyli: Mjekët e rinjë s’po kanë as çantën ku me lënë, nuk bëhet specializimi kështu

Më: 26 prill 2021 Në ora: 16:50
Haxhi Avdyli

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, thotë se specializantët kanë mbingarkuar klinikat e QKUK-së dhe s’po kanë as çantën ku me lënë. Gjithashtu shprehet se mjekët e rinjë në këso situate s’do të jenë në gjendje me kry asnjë operacion.

Sepse mjekët e rinjë nuk kanë raste për t’u futur në sallat e operacionit dhe në këtë mënyrë nuk bëhet specializimi, sipas deputetit Haxhiu.

“Kemi dhjetëra të rinjë shumë të aftë që s’po kanë shancë as me ju afru pacientit. Më thanë specializantët doktor spo kemi as çantën ku me lënë…Ne kemi me ja pa sherrin nëse këta djem dhe vajza të aftë nuk kanë me kanë në gjendje me kry asnjë operacion…Këta doktorë nuk kanë as raste për t’u futur në sallë të operacionit, e mjekësia mësohet vetëm me punë praktike…Ne po mendojmë që ju kemi ndihmu perspektivës së të rinjve, por do të nxjerrim kirurg jo të mirë”, tha ndër të tjera Avdyli në Kuvend.

“Kemi marrë mjekët nga shëndeti primar dhe kemi sjellë në QKUK…Kemi lënë fshatrat pa mjekë dhe e kemi koncentru në QKUK edhe pse dëshira e tyre për tu edukuar është e madhe…”, shtoi ai.

Deputeti Haxhi Avdyli mori fjalën pasi Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka kritikuar paraardhësin e tij Armend Zemajn për hapjen e konkursit për specizlizantët, të cilët sipas ministrit po sillen koridoreve të QKUK-së pasi spo ka mentorë të mjaftueshëm për t’i mësuar.

Vitia ka thënë se gjëja më e lehtë është që të nënshkruhet konkursi për 1.400-2000 specializime në kohë të pandemisë, të cilët janë larguar nga vendet ku punuan në terren dhe sillen në koridoret e QKUK-së, pa pasur kush t’i mësojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat