Avdyli: Sigurimi i vaksinave më shumë është garë mes shteteve, e jo në mes të ministrave

Aktuale

Avdyli: Sigurimi i vaksinave më shumë është garë mes shteteve, e jo në mes të ministrave

Më: 26 prill 2021 Në ora: 16:53
Haxhi Avdyli

Deputeti nga radhët e Listës 'Guxo', Haxhi Avdyli ka kërkuar që ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të bashkëpunoj me ministrin aktual Arben Vitia, për sigurimin e vaksinave Anti-COVID.

Ai ka thënë se sigurimi i vaksinave nuk është proces i lehtë, andaj duhet të ketë bashkëpunim për sigurimin e tyre.

Përndryshe, Avdyli ka thënë se sigurimi i vaksinave në botë është më shumë një garë mes shteteve se luftë politike me ministrave.

“Sigurimi i vaksinave nuk është proces i lehtë. Në një shtet stabil çdo herë ministri paraprak dhe ai aktual do të duhej t’i bashkonin forcat për ardhjen e vaksinave. Mendoj që në sigurimin e vaksinave dhe luftën ndaj pandemisë do të duhej të ishin bashkë. Unë pres që të dy ministrat të bashkoheshin dhe t’i shkëmbenin informatat e deritashme rreth sigurimit të vaksinave. Dhe të shkëmbehen edhe email, jo ato të shkëmbehen përmes portaleve. Sigurimi i vaksinave në botë më shumë është një garë mes shteteve se luftë politike mes ministrave”, ka deklaruar ai.

Përndryshe Avdyli ka përmendur edhe premtimin e dhënë për funksionalizimin e spitalit COVID.

Ai ka thënë se nuk është dashur të bëhen premtime e të ndahen para për funksionalizimin e këtij spitali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat