Adriatik Kelmendi ka disa fjalë për fjalimin e Edi Ramës: Ta presim përgjigjen e Lul Bashës

Aktuale

Adriatik Kelmendi ka disa fjalë për fjalimin e Edi Ramës: Ta presim përgjigjen e Lul Bashës

Nga: N. H Më: 27 prill 2021 Në ora: 19:03
Adriatik Kelmendi

Adriatik Kelmendi ka disa fjalë për fjalimin e Edi Ramës: Ta presim përgjigjen e Lul Bashës

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si fitore të gjithë Shqipërisë rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Para mbështetësve në sheshin “Skënderbej”, Rama i falënderoi të gjithë, sipas tij për besimin që i dhanë për t’i qeverisur edhe katër vite. Gjithashtu, i prekur, Rama tha se kjo është fitorja e tij e parë, pa pasur në krahë nënën e tij.

E, fjalimin e Ramës e ka komentuar gazetari Adriatik Kelmendi, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se fjalimi i Ramës ishte i shkëlqyeshëm. Kurse, thotë se është në pritje të përgjigjes se Lulzim Bashës.

Ja shkrimi i tij:

Fjalim i shkëlqyeshëm i fitores nga Edi Rama.

“Unë kam lindur shqiptar, nuk kam lindur socialist, t’i bashkojmë forcat për Shqipërinë”.

Partia Socialiste ka fituar mjaftueshëm deputetë sa për ta bërë qeverinë vetë. Por Rama i bëri ftesë rivales historike, Partisë Demokratike, që ta bëjnë qeverinë bashkë.

“Nëse arrijmë të bashkojmë forcat me PD, kjo dekadë do të hyjë në histori!”

Dora e pajtimit shqiptar është shtrirë nga fituesi i tri palë zgjedhjeve radhazi. Ta presim përgjigjen e Lul Bashës.

 

Fjalim i shkëlqyeshëm i fitores nga Edi Rama. “Unë kam lindur shqiptar, nuk kam lindur socialist, t’i bashkojmë forcat...

Posted by Adriatik Kelmendi on E martë, 27 April 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat