Reagon edhe ish-komandanti i UÇK-së për serbët e veriut: Mos lehni, patriot me bateria!

Aktuale

Reagon edhe ish-komandanti i UÇK-së për serbët e veriut: Mos lehni, patriot me bateria!

Nga: N.Sh Më: 28 prill 2021 Në ora: 19:26
Naim Miftari

Pas vendimit të Qeverisë për pagesën e rrymës së shpenzuar nga serbët e veriut të Kosovës, kanë vërshuar reagimet kundër Qeverisë Kurti.

Një reagim të fuqishëm e ka bërë edhe ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai kërkon nga Qeveria që mos tua paguajnë rrymën serbëve në veri.

Sipas tij, ata duhet të paguajnë vet, por nëse nuk e paguajnë të ua ndërprejnë sikurse ndodh me shqiptarët në tërë Kosovën.

Ai ka kritikuar edhe kritikuesit e Qeverisë që sipas tij, që 20 vite ishin në pushtet dhe ua paguanin rrymën rregullisht serbëve në veri.

Atyre u thotë “mos lehni e mos shisni patriotizëm me bateria”.

Postimi i plotë:

Rryma në veriun e Kosovës nuk duhet mu paguar as edhe një cent nga qeveria Kurti.

Nëse nuk e paguajnë duhet me ua ndërpre rrymën sikur shqiptarëve në tërë Kosovën.

Por sot ata që lehin e shesin patriotizëm me bateria nuk kanë aspak të drejt morale të lehin pikërisht ata që vet që 20 vite që ishin në pushtet ua paguanin rregullisht faturat e rrymës serbëve të veriut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat