Vjosa Osmani tregon çfarë koordinimi ka me Arben Vitinë

Aktuale

Vjosa Osmani tregon çfarë koordinimi ka me Arben Vitinë

Nga: A.M. Më: 28 prill 2021 Në ora: 20:52
Pamje nga takimi

Kosova po vazhdon të përballët më pandeminë globale, Covi19.

E për këtë çështje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani la pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vita.

Presidentja Osmani ka treguar se kanë  koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë̈, Arben Vitia për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.

“Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postim i plotë:

Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19. Prandaj kemi koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, z.Arben Vitia, për këto çështje.

Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t'ia dalim ta mundim Covid-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat