A do ta nënshkruante Hyseni Asociacionin pa njohjen e Kosovës?

Aktuale

A do ta nënshkruante Hyseni Asociacionin pa njohjen e Kosovës?

Më: 28 prill 2021 Në ora: 22:05
Skënder Hyseni

Ish-Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi,   ka thënë se nuk do ta nënshkruante kurrë Asociacionin e Komunave serbe pa njohjen e Kosovës.

Hyseni gjithashtu ka thënë për partinë në qeveri se tash po përballet me realitetin, e deri tash ka lundruar në një ambient imagjinar.

“S’do ta nënshkruaja kurrë Asociacionin pa njohjen e Kosovës”, është shprehur Hyseni.

“Tash Vetëvendosje do të përballet me jetën reale, deri tash ka lundru në një ambient imagjinar, tash do të përballet me jetën reale. Të siguroj që deshi apo nuk deshi qeveria, dialogu do të jetë prioritet”, ka thënë Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat