Dyshime për autorësinë e letrës së Thaçit, këto janë analizat se pse ky urim është shkruar nga vet Rama

Aktuale

Dyshime për autorësinë e letrës së Thaçit, këto janë analizat se pse ky urim është shkruar nga vet Rama

Nga: A.M. Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:13
Edi Rama, Hashim Thaçi

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në qelin e tij në Hagë.

Nga atje, Thaçi i ka dërguar një letër urimi fituesit të zgjedhjeve në Shqipëri.

Por, ka dyshime lidhur me autorësinë e kësaj letre. Ka pretendime se këtë letër e ka shkruar Edi Rama.

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka komentuar këtë letër të Thaçit, duke thënë se këtë e ka shkruar Rama.

Në analizën e Spahiut, thuhet se struktura e fjalive janë në toskërisht, ndërsa fjalët e shkruara me drejtshkrimin e gjuhës standarde.

Postimi i plotë:

Edi Rama i shkruan letër urimi vetit dhe e nënshkruan me 'vëllai yt Hashimi'. Struktura e fjalive toskërisht ndërsa fjalët e shkruara me drejtshkrimin e gjuhës standarde. Shoku Enver Hoxha, të paktën, shkruante letra në emër të patriotëve 20-30 vite pasi ata kishin vdekur, siç ishte letra e Bajram Currit Hazreti Leninit me "nënshkrim të B.Currit" në ndërkohë Bajram Curri tërë jetën e vetë nuk ka shkruar as nënshkruar po ka vënë gisht. Kryesore qelitë e Hagës (për të cilat Ramush Haradinaj thoshte se janë më të mira se hotelet në Kosovë) Edi Rama i imagjinoka si qelitë e Burrelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat