Nga PDK-ja i reagojnë Vjosa Osmanit, tregojnë arsyen pse Presidentja e urren Edi Ramën, ia përmendin Thaçin e Veselin

Aktuale

Nga PDK-ja i reagojnë Vjosa Osmanit, tregojnë arsyen pse Presidentja e urren Edi Ramën, ia përmendin Thaçin e Veselin

Nga: N.Sh. Më: 30 prill 2021 Në ora: 10:48
Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmanit e cila në urimin për zgjedhjet në Shqipëri, nuk ia ka përmendur emrin Edi Ramës por vetëm Partisë Socialiste.

Gjoshi përmes një postimi në facebook, thotë se, Osmani ka filluar ta zgjerojë urrejtjen ndaj politikanëve.

Sipas tij, pas Thaçit e Veselit, tash Osmani po e urren edhe Edi Ramën.

E kjo përshkak që, sipas tij, raportit special që Rama ka me Thaçin e Veselin.

Postimi i plotë:

Urrejtjen e saj për politikanë të caktuar në Kosovë paska filluar ta zgjerojë.

Pas Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Vjosa Osmani e paska shfaqur hapur se nuk e duron as Edi Ramën. Nga mosdurimi as emrin nuk ia ka përmendur.

Sigurisht nuk e duron Edi Ramën për shkak të raportit special të tij me Thaçin dhe Veselin.

Tash po e dijmë pse Presidentja vonojë të urojë Shqipërinë dhe Edi Ramën. Dedikimin e veçantë të Ramës për Thaçin nga aeroporti i Kukësit dhe për ditëlindje, i paska përjetuar rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat