Lumir Abdixhiku e ‘godet’ me fakte kryeministrin Kurti, ia përmend ‘dosjen e kaltër’ me 29 faqe raport!

Aktuale

Lumir Abdixhiku e ‘godet’ me fakte kryeministrin Kurti, ia përmend ‘dosjen e kaltër’ me 29 faqe raport!

Nga: N.Sh. Më: 30 prill 2021 Në ora: 15:14
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për dokumentet e dialogut Kosovë-Serbi.

Abdixhiku përmes një shkrimi në facebook, thotë se ‘dosja e kaltër’ që pason me dorështrëngim nga Avdullah Hoti ishte me dokumente të dialogut.

Ai i thotë se aty janë 29 faqe raport dhe dokumentet e dakorduara në secilin takim.

Abdixhiku tutje shton se nëse nuk i mban mend kryeministri ka mundur të pyes, ndërsa nëse i ka humbur ka mundur t’i kërkoj sërish.

Postimi i plotë i kreut të LDK-së:

Kryeministër,

Të bësh politikë është një gjë. Të bësh viktimën kur s’je i tillë është e panevojshme - është dobësi.

Dokumentet e dialogut të janë dhënë ditën e pranimit të detyrës. Është ajo dosja e kaltërt që pason me dorështrëngim nga paraardhësi yt. Aty i ke 29 faqe raport. I ke edhe dokumentet e dakorduara në secilin takim. E ke pozicionin politik të Kosovës, e analizën e ekspertëve - të njëjtëve që i ke angazhuar tani për konsultim.

Nëse s’i mbanë mend, ke mundur të pyesësh. Nëse i ke humbur, ke mundur t’i kërkosh sërish.

Nëse të janë dashur informata shtesë nga njerëzit e mi në LDK, jemi pesë minuta larg në Prishtinë. S’jemi të huaj kur është në pyetje vendi. E duam barabartë të gjithë.

Ke mundur ta bësh secilin hap ndryshe përveç ankimit para miqve jashtë. Trego përgjegjësi. S’je më opozitë. Tani je Kryeministër. Udhëheq si i tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat