Fjalimi i Kurtit që “dridhi” kundërshtarët e Kosovës, i vjen mbështetja kryeministrit: “Përfaqësim dinjitoz, kështu përfaqësohet shteti”

Aktuale

Fjalimi i Kurtit që “dridhi” kundërshtarët e Kosovës, i vjen mbështetja kryeministrit: “Përfaqësim dinjitoz, kështu përfaqësohet shteti”

Nga: N. H Më: 1 maj 2021 Në ora: 09:44
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka publikuar fjalimin e plotë të tij para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Shefi i Qeverisë së Kosovës para eurodeputetëve ka folur për gjenocidin që serbët kanë bërë në Kosovë, dialogun me Serbinë, reformat që do të bëjë, e tema të tjera me rëndësi, shkruan gazeta “Bota sot”.

“E di që nuk jam udhëheqësi i pari që po flas në këtë institucion të nderuar, edhe udhëheqës të tjerë nga Kosova kanë folur para meje, në rrethana dhe kohë të ndryshme. Sot po ju flas si Kryeministër i një shteti sovran e të pavarur, i vogël por i rëndësishëm, i varfër, por plot shpresë, i ri por i lashtë në të njëjtën kohë, i cili disa herë ka mbrojtur vlerat tona të përbashkëta evropiane”, ka thënë Kurti.

Ky postim i kryeministrit Kurti, i cili ka marr rreth 30 mijë pëlqime dhe mbi 2 mijë komente, ka bërë që qytetarët të jenë më të aktivizuar në përkrahje të liderit të VV-së.

Madje, ka prej komentueseve që thonë se është dashur të presim 15 vite për të dëgjuar një fjalim të tillë para eurodeputetëve.

“Njeriu i duhur në kohen e duhur, lumë kjo Shqiptari që të kemi, një ndër liderët më të sinqertë e më të aftë, të lumtë kryeministër Albin Kurti për këtë paraqitje, jemi të lumtur që tashme kemi një njëri të mençur”, këto janë disa nga komentet që janë shkruar në postimin e fundit të kryeministrit Kurti.

Në vazhdim ju sjellim disa nga komentet:

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat