​Haradinaj: Në zgjedhjet lokale do t’i tregojmë të gjithëve se qytetari na beson

Aktuale

​Haradinaj: Në zgjedhjet lokale do t’i tregojmë të gjithëve se qytetari na beson

Më: 2 maj 2021 Në ora: 12:53
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shënuar sot 21-vjetorin e themelimit. Themeluesi dhe kryetari i AAK-sw, tha se ky subjekt politik dallon nga partitë tjera për faktin se jo vetëm i artikulon bukur interesat e Kosovës por edhe i realizon ato.

Për shkak të gjendjes pandemike, AAK organizoi një tubim me përmasa të lejuara në Parkun e Gërmisë, ku foli kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se sot e 21 vjet përpara, më 2 maj idealet politike dhe lëvizjet për liri morën emirin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj: AAK vepron sot për Kosovën e fort ekonomikisht dhe të sigurtë

“Shumë veprimtar, shumë atdhetarë, shumë intelektual formuan subjektin politik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ky brez i ri politik në AAK, veproi me qytetarin e Kosovës dhe Kosovën nëpër sfidat e lirisë deri në pavarësi. Po ashtu, vepron edhe sot për Kosovën e fort ekonomikisht, të sigurtë, të anëtarësuar në NATO, në OKB, aleate e mirë dhe e besueshme e Amerikës“, tha ai.

Sipas tij, vulën e Aleancës e kanë shumë të arritura në Kosovë.

Haradinaj: Vulën e AAK-së e kanë të gjitha punët që sot janë themel i shtetit

“Aleanca dallon nga partitë tjera për faktin që jo vetëm i artikulon bukur interesat e Kosovës por edhe i realizon ato. Vulën e Aleancës e kanë shumë të arritura në Kosovë që nga liria, infrastruktura bazike rifillimi i jetës në Kosovë, qeverisjes komunale, e shërbimeve për qytetarë në çdo kohë dhe me respekt. Vulën e Aleancës e ka edhe krijimi i dy ministrive të para, asaj të drejtësisë dhe rendit publik në vitin 2005.Po ashtu, vulën e Aleancës e kanë të gjitha proceset e angazhimit të Kosovës deri në pavarësi, ndërsa në qeverisjen e dytë të Aleancës, vulën e aleancës e kanë të gjitha punët që sot janë themel i shtetit tonë“, tha ai.

Ai shtoi se në zgjedhjet komunale që po vinë, do t’i tregojnë të gjithëve se qytetari i beson AAK-së.

Haradinaj: Nuk dislokuam me Serbinë, vendosëm vet dhe mbrojtëm sovranitetin dhe ekonominë tonë

“Ne vendosëm vet, nuk dialoguam me Serbinë, vendosëm vet për taksën dhe reciprocitetin, mbrojtëm sovranitetin tonë dhe ekonominë tonë duke vendos vet. Ne nuk negocjuam me Serbinë por vendosëm vet për Ushtrinë e Kosovës. Ne nuk negociuam me Serbinë por vendosëm vet për Trepçën. Po ashtu, vet vendosëm për pavarësimin energjetik. Vulën e Aleancës e kanë edhe aktet që dikur e edhe sot çmohen nga të gjithë: dorëheqja e parë e kryeministrit të qeverisë së vendit, ashtu edhe dorëheqja e dytë, përballja me dinjitet para aktakuzave me Tribunalin ndërkombëtar, fitimi i pafajësia e pastërtia e Luftës së UÇK-së. Ne do të vazhdojmë të veprojmë, të punojmë, ndërsa të tjerët do të vazhdojnë t’i flasin punët tona. Vulën e Aleancës e ka edhe Ligji për Pagat, që ende po mbahet pezull si i tillë. Vulën e Aleancës e ka Ligji për Kryeqytetin, Implementimi i Ligjit për Obiliqin. Vulën e Aleancës e ka edhe rikthimi i prodhimit energjetik në Kosovë, e edhe shumë punë të tjera në arsim, shëndetësi, kulturë, por, ajo që është me rëndësi, vulën e Aleancës e ka gjithmonë qytetari i vendit e ka çdoherë, si atëherë kur refuzuam Planin 6 pikësh të Ban Ki Munit për autonomi në veri, sikur sot në kohërat e vështira të përballjes me “non papers. Mos harroni të gjithë, aleanca është këtu. Në zgjedhjet komunale që po vinë, ne do t’i tregojmë të gjithëve se qytetari na beson”, shtoi Haradinaj.

Ai tha se nuk duhet harruar që Aleanca është këtu dhe se në zgjedhjet e ardhshme komunale AAK do i tregojë të gjithëve se qytetarët i besojnë Aleancës.

Haradinaj në fund uroi AAK-në për 21 vjetor, ai falënderoi të gjithë themeluesit e Aleancës dhe qytetarët duke i ftuar ata që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është një parti politike e formuar në vitin 2000 nga parti dhe individë me një të kaluar patriotike.

Në fillim, AAK-ja, ishte një koalicion i pesë partive atdhetare. Në vitin 2001, dy nga partitë u tërhoqën nga koalicioni. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, për zgjedhjet komunale në vitin 2002, AAK-ja u regjistrua si partie politike e pavarur, dhe filloi të funksionojë si parti e vetme e jo si një koalicion.

Shumë nga anëtarët e partisë janë ish-pjesëtarë të UÇK-së, dhe atdhetarë. AAK-ja është një parti proevropiane që punon për një Kosovë demokratike, të pavarur dhe multietnike.

Dallohet për numrin e madh të grave dhe të të rinjve në radhët e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat