Kimete Berisha i reagon Vjosa Osmanit: Populli pa vaksina, Presidentja rrezitet!

Aktuale

Kimete Berisha i reagon Vjosa Osmanit: Populli pa vaksina, Presidentja rrezitet!

Nga: N.Sh Më: 3 maj 2021 Në ora: 14:21
Kimete Berisha dhe Vjosa Osmani

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Presidentja Osmani është pa gjatë ditës së djeshme të ketë shkuar për pushime në Shqipëri, e kjo ka bërë që Kimete Berisha të reagon, duke e kritikuar se populli ka mbetur pa vaksina e ajo po rrezitet.

Ajo habitet se qysh po gjenë kohë Osmani me u argëtua kur populli është pa vaksina.

Sipas saj, nuk është normale të bëhesh pjesë e turistëve në pandemi.

Reagimi i saj:

Populli pa vaksina, Presidentja rrezitet!

Është e para dhe e vetmja Presidente në botë që shkon për të pushuar në bregdet ende pa ardhur pushimet, dhe që lodhet nga puna ende pa filluar punën.

Qysh ka kohë Presidentja për t'u argëtuar kot kur populli i 'saj' është pa vaksina, i padisiplinuar dhe tash sallamadi, i kanë lënë edhe maskat!

Duhet të jesh i pagdhendur dhe iracional të bësh sikur çdo gjë është normale, kur asgjë, bash asgjë nuk është normale!

S'është normale të bëhesh prijës i turistëve në pandemi.

Mjafton të shikosh CNN dhe kronikat nga India për ta parë 'sa është ora'.

Ku njerëzit vdesin për oksigjen,

ku të vdekurit digjen masivisht në turra drush',

ku të vdekurit i 'ulin' në motoçikleta e i çojnë në shtëpi;

ku populli qan e s'ka kush i përgjigjet;

ku i madh e i vogël lypin ndihmë, bota i sheh e i dëgjon, por askush s'mund t'i ndihmojë.

Se, PO, kësaj situate i përgjigjet vargu i Kur'anit për fundin e tregimit: 'Vjen një ditë kur askush-askujt nuk mund t'i ndihmojë!

(Unë dje jam çuditur me një ish miss Kosova e cila e kish postuar kadën me shkumë dhe me petale qetësuese  me mbishkrimin 'recharging batteries'.

Budallica, ishalla bile 'i ka mbushur bateriat'.

E jo si ne, as bateriat e telefonit ende nuk i kemi mbushur, e qe, shkoi dita!

Çfarë njerëz!!! Me t'ardh marre...!

P.S. Ad litteram, kjo është xhungla në asfalt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat