Lirimi me kusht i ish-krerëve të UÇK-së, avokati i Speciales tregon procedurat

Aktuale

Lirimi me kusht i ish-krerëve të UÇK-së, avokati i Speciales tregon procedurat

Më: 3 maj 2021 Në ora: 14:58
Foto ilustrim nga "Bota sot"/ Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, kanë kërkuar që të akuzuarit nga Gjykata Speciale, për krime lufte në Kosovë, të lirohen me kusht deri në vendimin përfundimtar.

E pas kësaj kërkese disa shtete si Kroacia, Sllovenia dhe Austria, kanë ofruar garanci për Gjykatën Speciale për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët për lirim me kusht.

Lidhur me këtë ka folur avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini.

Ai ka treguar se pse mbrojtja e Thaçit dhe Veselit e kanë kërkuar një gjë të tillë.

“Fillimisht duhet ta kemi parasysh se vetë mbrojtja e Thaçit dhe Veselit, kanë kërkuar që ata të lirohen në një shtet të tretë dhe kjo nuk është e rastësishme sepse edhe Gjykata do ta konsideron se një shtet I tretë është më i sigurt sepse nuk ka interes për epilogun e procedurës siç mund të ketë Kosova, kjo është arsyeja pse ata kanë kërkuar që të lirohen në një shtet të tret sepse të masat e sigurisë shikohet se derisa një person të mos dënohet me vendim të formës së prerë ka shumë mundësi që masa e sigurisë të jetë më e butë dhe natyrisht se lirimi në një shtet të tretë është masë më e butë se sa paraburgimi” tha ai.

Dhënien e garancisë për lirimin me kusht të krerëve të UÇK-së, ende nuk e kanë bërë institucionet e Kosovës.

I pyetur se a pret që edhe Kosova të bëjë një gjë të tillë, Qerkini tha se edhe Kosova duhet ta ofroj një garanci të tillë dhe të ofron modalitete se në çfarë mënyre do të sigurohen të akuzuarit.

“Unë besoj që edhe Kosova duhet ta ofroj këtë garanci thjesht të ofrojë edhe modalitete të asaj garancie se në çfarë mënyre do ta ofrojë atë garanci a do të përcjellët nga polica apo nga institucionet  tjera të sigurisë, a do t’iu kufizohet lëvizja në ndonjë pjesë të Kosovës, është mirë edhe Kosova të ofron garanci të kësaj natyre,  kështu që megjithatë unë besoj që institucionet e Kosovës të ofrojnë garanci në mënyrë specifike se çfarë garancie ofrojnë e pastaj t’i mbetet gjykatës të vendos se a do t’i liron në Kosovë apo në ndonjë shtet të tretë, deri në pritje të gjykimit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat