Pacolli për pesë vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA: 5 vjet nga sublimimi i sakrificës së shumë brezave

Aktuale

Pacolli për pesë vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA: 5 vjet nga sublimimi i sakrificës së shumë brezave

Më: 3 maj 2021 Në ora: 20:28
Foto nga takimi

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shkruar me rastin e pesë vjetorit të pranimit të Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA.

Pacolli tha se urimet u takojnë pishtarëve që mbajtën gjallë futbollin, përkundër vështirësive.

Ndër tjera, ai tha se infrastruktura në futboll në Kosovë lë shumë për të dëshiruar.

“5 vjet pas pranimit, kur kthejmë kokën prapa, shikojmë investimet infrastrukturore, që lënë shumëçka për t’u dëshiruar.Gjendja aktuale, nuk është ajo që e dëshironte gjithsecili që është në rrethin e këtij sporti magjik.Megjithatë, magjia e futbollit vazhdon të shkëlqejë, duke pritur që shpejtë të dalë nga improvizimet dhe planifikimet sot për sot.Duhet të fillojmë të mendojmë secili, për t’ia dhënë meritat futbollit e sportit në përgjithësi, për kontributin dhe promovimin e madh që ia kanë bërë Republikës sonë” – shkroi Pacolli.

Në fund, ai tha se shoqëria dhe bizneset duhet të bëjnë më shumë për sportin dhe futbollin.

“Shoqëria e bizneset duhet të bëjnë më shumë për futbollin e sportin, duke e shfrytëzuar si vegëz të rëndësishme edhe për interesa nacionale dhe forcim të shtetësisë së vendit tonë” – përfundoi kreu i AKR-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat