“Të jesh krenare që sulmohesh nga anti-shqiptarët”, Bytyçi ka një thirrje për Donika Gërvallën

Aktuale

“Të jesh krenare që sulmohesh nga anti-shqiptarët”, Bytyçi ka një thirrje për Donika Gërvallën

Nga: G.B Më: 4 maj 2021 Në ora: 14:11
Donika Gërvalla

Profesori universitar, Enver Bytyçi, ka reaguar për sulmet ndaj ministres së jashtme, Donika Gërvalla.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se atë po e godasin ata që nuk kanë as minimumin e integritetit moral e politik të saj, ata që nuk kanë as një për qind të kontributeve të saj e të familjes së saj në luftën për lirinë e shtetësinë e Kosovës, pseudo-patriotët që flasin në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se Gërvalla duhet të jetë krenare që sulmohet prej anti-shqiptarëve, derisa e ka porositur që ta vazhdojë misionin e saj për të mirën e Kosovës dhe të qëndrojë e patundur përballë kësaj maskarade.

Postimi i tij i plotë:

Një valë sulmesh janë drejtuar kundër ministres së Jashtme të Republikës së Kosovës, zonjës Donika Gërvalla! Është shumë interesant sa të aftë jemi ne "shqiptarët" për të sulmuar ata që vijnë në drejtimin e shtetit tonë e që janë të përkushtuar për vendin e për kombin!

E njëjta gjë po ndodh me zonjën Gërvalla. Po e godasin ata që nuk kanë as minimumin e integritetit moral e politik të saj. Ata që nuk kanë as një për qind të kontributeve të saj e të familjes së saj në luftën për lirinë e shtetësinë e Kosovës! Po e godasin pseudo-patriotët që flasin në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e që kur erdhën në pushtet i vodhën dhe e plaçkitën kontributin e UÇK-së dhe pasuritë e Kosovës! Po e sulmojnë mbeturinat e regjimit të shkuar të lidhur me krimin e organizuar dhe me Serbinë.

Prandaj Donika Gërvalla duhet të jetë krenare që sulmohet prej anti-shqiptarëve! Ta vazhdojë misionin e saj për të mirën e Kosovës dhe të qëndrojë e patundur përballë kësaj maskarade! I lutem sinqerisht zonjës Gërvalla të mos intimidohet prej këtyre sulmeve të stilit serb. Të qëndrojë në krye të detyrës e të motivohet më shumë për ta çuar deri në fund misionin tonë kombëtar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat