Reagon Donika Gërvalla, ka disa fjalë për ata që po hedhin akuza ndaj saj

Aktuale

Reagon Donika Gërvalla, ka disa fjalë për ata që po hedhin akuza ndaj saj

Nga: A.Morina Më: 4 maj 2021 Në ora: 15:48
Donika Gërvalla

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pas kritikave dhe akuzave të saj, lidhur me qëndrimin e saj ndaj Gjykatës Sepciale.

Gërvalla ua bëri me dije kundërshtarëve të saj se asnjëherë nuk do të pushon së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike.

“Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh”, shkroi Gërvalla në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Ministrja e Punëve të Jashtme paralajmëroi se shumë punë po na presin.

Postimi i plotë

Dje, sot por edhe nesër!

Asnjeherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit.

Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh.

Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka thënë qartë fjalën e tij. Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare i përulem çdo vendimi të Kuvendit.

Sot po dëgjoj si po bërtasin fort pikërisht ata që me heshtjen dhe me veprat e tyre e sollën Kosovën në këtë gjendje të turpshme. Vetëm me guxim dhe shumë punë do të mund t‘ia kthejmë Kosovës faqen e bardhë, jo me heshtje dhe mashtrim.

Shumë punë na presin, vërtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat