Djali i Smajl Hajdarit ‘tregon’ kush janë tradhtarët – i del në mbrojtje Donika Gërvallës

Aktuale

Djali i Smajl Hajdarit ‘tregon’ kush janë tradhtarët – i del në mbrojtje Donika Gërvallës

Nga: N. H Më: 4 maj 2021 Në ora: 17:56
Smajl Hajdaraj

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se asnjëherë nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për gjithë viktimat në Kosovë.

“Dje, sot, por edhe nesër”, ka thënë shkurt ajo, si përgjigje për akuzat që iu bën në lidhje ne një deklarim të vitit 2017, kur thoshte se “brenda mundësive që kam, patjetër se do të dërgoj materiale”, madje “disa me shkrim i kam dërguar”.

E, në mbrojte të kryediplomates Gërvalla, ka dal Shpëtim Hajdaraj, djali i ish-veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj.

Ai në një koment në postimin e Gërvallës, ka thënë se tradhtar janë ata që i bënë vrasjet, dhe jo ai/ajo që angazhohet për zbardhjen e tyre.

Madje, ka kërkuar kurajo për nismën e kryediplomates së Kosovës.

“Tradhtar janë ata që i bënë vrasjet, jo ai/ajo që angazhohet me i zbardhë krimet. Kurajo për Donikën!”, ka shkruar Shpëtim Hajdaraj, djali ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat