Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami, thotë se nga debatet televizive po rrezikohet siguria e jetesës dhe shëndeti i qytetarëve.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se duhet urgjentisht të ndërtohet një strategji mediale dhe të ketë më shumë hapësirë në arsim, shkencë, art e kulturë.
“Me shkas.
Siguria e jetës dhe shëndeti i qytetareve, është duke u rrezikua seriozisht edhe nga debatet në televizionet tona. Polarizimi i skajshëm politikë dhe dhënia e hapësirës shumë të madhe po shkakton stres te shumica e teleshikuesve në shumicën e televizioneve tona. Prandaj, duhet të urgjentisht që të ndërtohet një strategji mediale e në mediat tona të ketë̈ më shumë: arsim, shkencë, art e kulturë që do të ndikonin direkt në emancipimin e dhe ngritjen e vetëdijes së shoqërisë tonë”, shkruan Avni Islami.