Musliu-Shoshi – Bislimit: Ka qenë vizitë jo-transparente, ju e keni mohuar dialogun ndërsa Lajçaku ka folur për të

Aktuale

Musliu-Shoshi – Bislimit: Ka qenë vizitë jo-transparente, ju e keni mohuar dialogun ndërsa Lajçaku ka folur për të

Më: 5 maj 2021 Në ora: 11:39
Musliu-Shoshi – Bislimi

Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë po vazhdon debati mes anëtarëve të opozitës dhe zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi tha se nuk është detyrë e emisarit Miroslav Lajçak që të informojë ekipin negociator.

Shoshi i tha Bislimit që ka anashkaluar dialogun në tweet-at e tij, por Lajçaku ka përmendur atë.

Ajo konsideroj se vizita e tij në Bruskel ka qenë jotransparente.

“Ftesa kur i është dërguar z.Bislimit i është dashur t’i dorëzohet edhe znj.Gërvalla pasi që ajo është përgjegjëse që të raportoj në këtë Komision dhe besoj që në të gjitha takimet që keni qenë ka qenë edhe ajo.

Raportet që tha zv/kryeministri janë dorëzuar mund ta konfirmoj nga z.Enver Hoxhaj se ne s’kemi pranuar asnjë raport deri tani dhe ju e thatë që kjo vizitë nuk është për dialog por ftesa ka qenë për dialog, ka qenë vizitë jotransparente.

Në pjesën kur thoni se jemi të papërgatitur nuk kemi marrë informacione kjo vetëm sa e dobëson pozitën tuaj ndaj Serbisë.

Janë disa çështje që ju si pozitë t’i qartësoni dhe të dimë se për çfarë ju qëndroni”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat