​Muja: Formati i raportit financiar të RTK-së brenda 30 ditësh sqaron të gjitha paqartësitë

Aktuale

​Muja: Formati i raportit financiar të RTK-së brenda 30 ditësh sqaron të gjitha paqartësitë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 11:52
Armend Muja

Pas debateve të shumta javëve të fundit në Kuvend e Kosovë për shpenzimet e RTK-së, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot ka formuar Grupin Punues për përcaktimin e formatit të raportit financiar të RTK-së.

Grupi punues i votuar unanimisht nga Komisioni është i përbërë prej 5 anëtarësh: Visar Korenica nga VV, Yllëza Hoti nga VV, Mërgim Lushtaku nga PDK, Avdullah Hoti nga LDK (në rast të refuzimit nga ana e Hotit meqë nuk ishte prezent, por i propozuar nga deputeti Pal Lekaj, zëvendësohet nga deputetja Duda Balje).

Kryetari i Komisionit Armend Muja tha se janë dy qëllime kryesor për formatin e raportimit financiar të transmetuesit publik, sipas të cilit me qenë konform Ligjit të RTK-së dhe Ligjit të menaxhimit të financave publike.

Deputeti Muja po ashtu tha se ky Grup punues ishte dashur me përfunduar raportin brenda 30 ditëve dhe me prezantua versionin final për raportin financiar të RTK-së.

Muja: Duhet sqaruar paqartësitë tek RTK-ja edhe Komisioni

“Ky grup punues ka dy qëllime kryesore, përcaktimi i formatit të raportimit i cili është konform nenit 17 të Ligjit të RTK-së dhe konform Ligjit të menaxhimit të financave publike. Ka pasur paqartësi edhe tek RTK-ja edhe tek Komisioni. Prandaj, mendoj se ky Grup punues duhet me pasur një afat 1 mujor, sepse edhe nuk kemi kohë më tepër, sepse ky raport duhet t’i shkoj edhe organizatës ekstra buxhetore për me dalë me një raport ose version final të formatit të raportimit, i cili pastaj i dërgohet edhe organizatës”, theksoi Muja.

Muja po ashtu deklaroi se për formatin e RTK-së duhet përfshirë të gjitha palët e interesit.

Muja: Formati i RTK-së duhet përfshirë të gjitha palët e interesit

“Grupi punës në mandatin e vet do t’ia prezantoj formatin final në konsultim edhe me palët tjera të interesit përfshirë administratën e Kuvendit, Thesarin dhe po ashtu edhe organizatën në fjalë”, theksoi ai.

Komisioni po ashtu ka formuar edhe Grupin Punues për Hartimin e Planit Vjetor të Punës së Komisionit për Buxhet, Pune dhe Transfere.

Në këtë grup janë 5 anëtarë, Jeta Statovci, Mërgim Lushtaku, Eman Rrahmani, Pal Lekaj dhe Duda Balje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat