Beqa flet pas përleshjes fizike me deputetin e VV-së, tregon si ndodhi ngjarja

Aktuale

Beqa flet pas përleshjes fizike me deputetin e VV-së, tregon si ndodhi ngjarja

Më: 6 maj 2021 Në ora: 14:19
Hajdar Beqa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, i cili  përfshi në përleshje fizike sot në Kuvend me deputetin e VV-së, Besim Muzaqi, ka treguar se si ndodhi ngjarja.

“Pas fyerjeve që  ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, që ia  ka bërë vlerave të UÇK-së, viktimave, martirëve, dëshmoreve të Kosovës,  ne morëm një vendim që ta lëshojmë sallën. Ministrja vazhdon të qëndron prapa deklaratave të saj  që i ka dhënë në vitin 2015, e cila e quan UÇK-në organizatë terroriste dhe thotë se me padurim po e pret formimin e Gjykatës Speciale për ta pajisur me dëshmi dhe për të qenë dëshmitare okulare  e asaj Gjykatë  për ta  dëmtuar imazhin e UÇK-së, duke e quajtur organizatë terroriste.  Në si grup parlamentar  në shenjë  proteste vendosem me lëshuar sallën nga sjellja e ministres së jashtme.  Gjatë rrugës deputetët tonë u provokuan dhe u fyen nga ministrat dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Unë isha njëri nga deputet që isha duke dalur për ta respektuar vendimin e grupit parlamentar”, ka pohuar Beqa.

Ai, tha se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, i ka shtyrë dhe ofenduar  deputetët e PDK-së, duke iu thënë dilni jashtë.

“Deputetin Besim Muzaqi e pash duke u shtyrë me deputet tanë dhe duke i  fyer duke ju thënë dilni jashtë. Unë mendova që është ndonjë roje e ndonjë ministri dhe ka hyrë në sallën e Kuvendit ai filloj më më fyer  edhe mua dhe tentoi të më sulmojë fizikisht. Unë në atë moment i thash se Hajdar Beqa nuk e sulmon askënd fizikisht dhe nuk lejon të shumohet nga askush fizikisht, kjo ka qenë e tëra nuk kemi pas asgjë personale” tha ai për media.

Pas përleshjeve, seanca e Kuvendit pritet që të fillon në ora 14:00, por nuk dihet nëse deputetët e PDK-së, do të kthehen në sallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat