Këto janë reagimet e deputetëve të Listës serbe gjatë përleshjes në Kuvend të PDK-së dhe VV-së

Aktuale

Këto janë reagimet e deputetëve të Listës serbe gjatë përleshjes në Kuvend të PDK-së dhe VV-së

Nga: A.M. Më: 6 maj 2021 Në ora: 16:58
Seanca

Seanca e Kuvendit të sotme nuk kaloi pa incidente. Pasi patë tentime për përleshje ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizës Vetëvendosje.

Gjithashtu, u raportua se deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, po bënte selfie  gjatë kohës kur në sallën e Kuvendit kishte përplasje.

Por, këtyre raportimeve i është kundërpërgjigjur vet Matoshti, duke publikuar videon të cilën e kishte regjistruar.

Siç shihet në videon e Matoshti, ajo ka kapur momente të reagimit të deputetëve të Listës Serbe, të cilët kanë qeshur me deputetët  e PDK-së të cilët, sipas saj, ofendonin ministren e jashtme, Donika Gërvallën.

Postimi i plotë:

Nuk është selfie medie të dashura. Është regjistrim/inçizim i të qeshurave dhe reagimeve të deputetëve të Listës Serbe, përderisa deputetët e PDK-së ofendonin ministren Donika Gërvalla. Tmerr të shohësh skena të tilla në Kuvend, edhe më tmerr të shohësh teksa kënaqen deputetët serb.

Qe edhe dëshmia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat