Musliu për flamurin serb në lapidarin e Fatmir Ibishit: Këto provokime janë të inskenuara nga Beogradi

Aktuale

Musliu për flamurin serb në lapidarin e Fatmir Ibishit: Këto provokime janë të inskenuara nga Beogradi

Më: 8 maj 2021 Në ora: 00:19
Shqiprim Musliu

Zëvendëskryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu, ka thënë se disa bashkëfshatar të tij nga Koçuli e kanë njoftuar se tek përmendorja e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), Fatmir Ibishit, ishte larguar flamuri kombëtar nga disa persona të panjohur, duke iu zëvendësuar me atë të Serbisë.

Ai ka deklaruar se menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes duke e larguar flamurin e serb dhe e ka vendosur atë shqiptar.

“Mendoj se ky veprim është i orkestruar shumë mirë. Sepse të njolloset përmendorja e dëshmorit të parë të UÇPMB-së, Fatmir Ibishit, në kohën kur pas disa ditëve është përvjetori i marrëveshjes së Konçulit. Me këtë veprim të flamurit preket drejtpërdrejtë shoqëria jonë, që mund të themi se është pjesa më e ndjeshme tek ne”.

Musliu ka theksuar se institucionet e ndërkombëtare duhet të ndërmarrin masa për veprime të tilla.

“U bëj apel institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë që në bashkëpunim me nivelin ndërkombëtar që ta ruajnë këtë vend, të mos e destabilizojnë këtë vend, sepse serbët dinë ku të na prekin, kemi halle të shumta dhe fillojnë të na prekin tek pjesa me e ndjeshme që kemi”.

“Këto provokime janë të inskenuara nga Beogradi, nga Ivica Daçiq, kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe nga Aleksandar Vulin, i cili si ministër i Punëve të Brendshme vazhdimisht në çdo sferë të jetës vazhdon të na degradojë dhe të na injorojë. Ai në çdo formë mundohet ta largojë këtë popull nga ky vend. Ne këtu kemi lindur, këtu do të jetojmë pavarësisht rrethanave që na krijohen”, ka thënë Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat