Tragjedia e familjes Haliti në Shqipëri: Djali e nëna vdiqën dje, gruaja e tij sot

Aktuale

Tragjedia e familjes Haliti në Shqipëri: Djali e nëna vdiqën dje, gruaja e tij sot

Më: 8 maj 2021 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani humbën jetën në Shqipëri, të njëjtit dyshohet se u helmuan nga ushqimi.

Media nga burime të veta merr vesh se nëna dhe djali humbën jetën dje teksa bashkëshortja e këtij të fundit ka vdekur sot.

E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur në Gjirin e Lalzit në qytetin e Durrësit.

Media ka provuar të kontaktojë me organet përkatëse në Shqipëri, por deri tani nuk ka marrë informacione.

Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri në telegram ngushëllimi për familjen Haliti ka kërkuar nga organet përkatëse të Policisë së Republikës së Shqipërisë të ndriçohet rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat