Flasin nga grupi i qytetarëve pas incidentit në zonën e Zubin Potokut

Aktuale

Flasin nga grupi i qytetarëve pas incidentit në zonën e Zubin Potokut

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:59
Grupi i qytetarëve që po ecnin në zonën e Zubin Potokut

Grupi prej 50 shqiptarëve që dolën për të ecur nëpër zonën e Zubin Potokut janë lajmëruar pasi u raportua se në afërsi të tyre serbët lokalë shkrepën me armë. Ata thonë se janë mirë dhe të sigurt.

Nga “Kosovo Mountain Club” thanë se ecja ka qenë e parlajmëruar në institucionet përkatëse.

“Të gjithë jemi mirë dhe të sigurt pas incidentit që ndodhi. Tani po vazhdojmë ecjen në Shalë të Bajgorës.

Ecja sot ka qenë e lajmëruar në institucionin përkates. Ju faleminderit që treguat shqetësim dhe kujdes”, thuhet në postimin e këtij grupi bjeshkëtarësh në Facebook.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat