“Jemi të shokuar”, Mula rrëfen në detaje si u sulmuan me armë zjarri në malet e Zubin Potokut

Aktuale

“Jemi të shokuar”, Mula rrëfen në detaje si u sulmuan me armë zjarri në malet e Zubin Potokut

Më: 10 maj 2021 Në ora: 08:12
Arineta Mula

Një grup prej 50 qytetarëve që dje dolën për të ecur nëpër zonën e Zubin Potokut janë gjuajtur me armë zjarri nga disa serb lokal. Arineta Mula që është edhe pjesë e grupit ka treguar në detaje se si ka ndodhur rasti, duke bërë të ditur se sot do të japin deklarata për këtë çështje edhe në policinë e Kosovës.

Arineta Mula ka thënë se pjesë e grupit ishin edhe disa persona nga Spanja, Gjermania dhe Amerika.

“Ka pasur nga Spanja, Gjermania dhe Amerika, ka pas edhe ndërkombëtarë, reflektimin e situatës cka ka ndodhë dje e kemi edhe prej anës së tyre. Ju kemi dërgu email institucioneve përkatëse, na kanë thën gjithcka është në rregull. Nuk e kemi mendu shumë atë aspekt, se me mendje të kthjellët nuk shkon njeriu diku është rrezik, ajo se cka ndodhi dje më erdhi shumë keq”, thotë Mula, teksa shton se pasi kaluan disa fshatra u sulmuan nga ata dy persona.

“Ne kemi qenë gjithë të shokuar, kemi pas me ec 14 kilometra, kemi kalu disa fshatra, ne jemi mirëprit fillimisht nga një banor serb, pas 10 minuta nuk u mirëpritëm nga dy persona që kanë shtënë zjarr, I kemi pas përballë. Kaq larg sa kamerën i kemi pas larg”, tha e njejta.

“Mu më vjen tepër keq se isha në rend të dytë, të parët kanë qenë pesë bjeshkatar”, ajo e ka përmendur këtu ish-deputeten e Kosovës, Donika Kdaj, derisa tha se arma me të cilën kanë shtënë ata dy persona iu është drejtuar drejt një personi.

“Të shtënat kanë vazhdu, ne jemi shtang, për me qenë më të sigurt jemi ul të gjithë. Na kanë thanë shpejt kthehuni, e patëm bindjen që po dojnë me na ndjek dhe me na sulmu”, shtoi ajo.

Ajo tha se kjo ka qenë njëra nga përvojat më të këqija në jetën e saj.

Sipas Mulës, personi që iu është drejtuar arma është rrëzuar dhe rrjedhimisht e ka lënduar dorën.

“Adnan Beqiraj që është kolegu jonë, ai me që ishte më afër tyre e ka përjetuar shumë rëndë, ai është rrëzu edhe në anën e majtë, ku ka qenë një teposhtëze, është lëndu në anën e majtë. Nuk e kemi prit me të vërtetë, gjithsesi mundem me cek që i gjithë grupi e ka menaxhu situatën mirë, pa ndonjë panik të madhe”, tha, teksa ka bërë të ditur se sot do të bëjnë edhe deklaratat në polici.

“Në polici do të bëhen edhe deklaratat, presidentja e ka bë edhe një status enkas për këtë. Pastaj edhe shumë ambasador më është dhënë informata që janë duke kërkuar se çka ka ndodhë, po dihet cka ka ndodhë po si të bëhet zgjidhje”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat