I publikuan video me Nazim Bllacën/ Ky është paralajmërimi i Naim Miftari për Thaçin e Veselin: Shihemi në Speciale, aty flasim...

Aktuale

I publikuan video me Nazim Bllacën/ Ky është paralajmërimi i Naim Miftari për Thaçin e Veselin: Shihemi në Speciale, aty flasim...

Nga: N.Sh Më: 10 maj 2021 Në ora: 10:08
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar pas nj publikimi të një video që i është bërë me Nazim Bllacën.

Ai thotë se kjo është e falsifikuar dhe se me Nazim Bllacënë është takuar vetëm një herë gjatë tërë jetës së tij.

Sipas tij, Nazim Bllacën nuk e ka shok sikurse që e kanë Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Miftari shkruan se, në emrin e tij kurrë askush nuk ka vrarë njerëz, por ka vra në emër të Thaçit, Veselit, Reçicës dhe Sylës.

Ai i ka paralajmëruar së do të takohen në Gjykatën Specialë ku do të përballën për këtë.

Postimi i plotë:

Znj. Donika Gërvalla smundet me ua ‘ladrua n.." juve se është një zonjë e ndershme por Hashim, Kadri... unë po mundem hale, Hashim me pa kanë unë i UDB-së isha kanë koleg me vëllain tanin dhe Arnaudin e DGSE edhe me ty dhe isha sot multi milioner si ju!

Hashim, Kadri, Ilmi vetëm kaq mundeni a ju ka ra poshtë mëhalla e mjeranave siç jeni, ani kinse video të tjetër kujt ku nuk përmendem un asnjëherë as edhe një sekondë me pa dikush artikullin mendon se u zbulu Amerika, e cila u zbulu para shumë shekujve, edhe kit killerin profesorin N. B e juaj unë në jetë time e kam takuar dy orë nen prezencën e dhjetëra policëve special ndërkombëtar (114 minuta është e regjistruar e kam taku në pikë të ditës jo natën si ju) ata e takova shumë vite pas luftës kam bisedu me të me lejen e hetuesve Amerikan.

S’e kom pas unë jaran as bashkëpunëtorë e haver si ju 15-16 vjet!

Hashim, Kadri, Ilmi, Azem....as nuk kam vjedh e grabit pasuri shtetërore me ta bash si ju, as letra zyrtare kurrë në jetë në emër temin nuk kanë lexu në përvjetorë të dëshmorëve të UÇK, por kanë lexuar në emër tuajin, as në emrin tim nuk ka vrarë njerëz, por ka vra njerëz në emrin dhe urdhrat tuja!

Pasi po provokoni me gënjeshtra e falsifikime kur do DAL një dit në Gjykatën Speciale në Hagë kini me ma shpjegua tani ekstra edhe këtë manipulim-etiketim mediatik tuajin, mu nuk më frikoni, as sum bleni, as sum shantazhoni kurrë në jetë se nuk mundeni, këtë e dini edhe vet  pyetni edhe ata që jeni bashkë meta brena, nuk dhezë kjo te unë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat