Vushtrria dhe KFOR-i në aksionin “Për një ambient të pastër”, pastrojnë fshatin Maxhunaj

Aktuale

Vushtrria dhe KFOR-i në aksionin “Për një ambient të pastër”, pastrojnë fshatin Maxhunaj

Më: 10 maj 2021 Në ora: 12:21
foto nga vendi ngjarjes

Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me KFOR-in në fshatin Maxhunaj kanë organizuar sot aksion pastrimi nën moton "Për një ambient më të pastër", e nga ku u bë thirrje që të ruhet ambientu.

Këtij aksioni i’u bashkëngjiten edhe banorët e fshatit Maxhunaj dhe Klubi i Gjelbër i shkollës "Rilindja". Komuna e Vushtrrisë ka dhuruar edhe disa kontejnerë të cilën janë vendosur rreth zonës që sot u pastrua nga mbeturinat.

I pari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se janë bashkuar të gjithë sot në këtë aksion pastrimi në mënyrë që të ketë një ambient të pastër.

Image

Tahiri ka ftuar qytetarët që të mos hedhin mbeturina dhe të ruajnë ambientin ku jetojnë, derisa përmendi se Vushtrria ka funksional shërbimin e mbledhjes së mbeturinave në të gjithë territorin e komunës.

Tahiri: Vushtrria është një prej qyteteve me performancën më të lartë për sa i takon mbrojtjes së ambientit

"Dua të falënderoj përfaqësuesit e KFOR-it që na janë bashkuar në këtë aksion të pastrimit në mënyrë që të kemi një ambient sa më të pastër në vendin ku jetojmë. Ky është një përkushtim i vazhdueshëm i Komunës së Vushtrrisë dhe gjitha institucioneve tjera lokale që të kemi një ambient sa të pastër dhe unë dua të ftoj të gjithë qytetarët e Vushtrrisë që të na ndihmojnë që të mbajmë ambientin sa më pastër, të mos hedhin mbeturina vend e pavend, t'i hedhin ato vetëm në koshin e plehrave në mënyrë që të gjithë bashkë të kemi një ambient sa më të pastër. Tashmë Vushtrria është një prej qyteteve me performancën më të lartë për sa i takon mbrojtjes së ambientit duke fituar edhe grante nga Ministria e Ambientit, kemi shtrirë shërbimin dhe mbledhim mbeturinat një herë në javë për çdo familje në çdo cep të qytetit të Vushtrrisë, prandaj nuk ka asnjë arsye që të hedhin mbeturinat vend e pavend dhe i ftoj të gjithë që me këtë vetëdije të lartë siç po tregojnë nxënësit e Maxhunajt poashtu në bashkëpunim me KFOR-in të ruajmë ambientin dhe ta mbrojmë ambientin", tha Tahiri.

Image

Ndërsa, nënkolonel Jason Knueven, tha se është i lumtur që janë bashkuar për ta mbajtur të pastër fshatin Maxhunaj, vend ou edhe është e vendosur baza e KFOR-it.

Knueven: Tash e tutje mbeturinat nuk do të hedhen çdo kund

"Desha të falënderoj kryetarin që na ka dhënë këtë mundësi të bashkohemi në këtë iniciativë me mbajt këtë vend të bukur të pastër. E falënderoj gjithë këtë komunitet që jemi bashkuar sot, e falënderoj kryetarin dhe Klubin e Gjelbër që kanë ardhur për të pastruar. Pjesa më e mirë e këtij organizimi është që na kanë sjell edhe disa kontejnerë duke falënderuar kryetarin tash e tutje mbeturinat nuk do të hedhen çdo kund, por do të kenë një vend të caktuar", tha ai.

Image

Një aktivitet të tillë e ka mirëpritur edhe kryetari i fshatit Maxhunaj, Hasan Maxhuni, i cili tha se për të mbajtur ambientin e pastër duhet edhe vullneti i qytetarëve.

Maxhuni: Duhet të vetëdijesohemi që të mos hedhim mbeturina

"Ne duhet të vetëdijesohemi si fshat që më të mos hedhim mbeturina, pasi që kontejnerët veçse u vendosen", tha ai.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat