Bardhi: Deri më tani janë vaksinuar rreth 3700 persona të personelit shëndetësor me Pfizer

Aktuale

Bardhi: Deri më tani janë vaksinuar rreth 3700 persona të personelit shëndetësor me Pfizer

Më: 10 maj 2021 Në ora: 13:56
Niman Bardhi

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë po vijon vaksinimi i personelit shëndetësorë me vaksinën antiCOVID-19, Pfizer.

Gjatë ditës së sotme në këtë qendër janë vaksinuar 120 persona nga personeli shëndetësorë, ndërsa për gjashtë ditë kur edhe filloi vaksinimi me Pfizer janë vaksinuar rreth 3 mijë e 700 persona.

Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se në Kosovë deri sot janë vaksinuar rreth 28 mijë persona, nga dy kontingjentet e vaksinave, Pfizer dhe AstraZeneca.

Bardhi:3700 persona të personelit shëndetësore janë vaksinuar me Pfizer

“Sot është dita e 6 me radhë e vaksinimit në sallën “1 Tetori” me vaksinën Pfizer kundër COVID-19. Aktualisht deri në këto qaste që ne po flasim janë të vaksinuar 120 persona përderisa në total shkon numri në 3700. Nëse i referohemi totalit të përgjithshëm janë diku rreth 28 mijë vaksina të ofruara përfshirë të AstaZeneca dhe Pfizerit”, tha ai.

Kosova ditë më parë është furnizuar me 4,680 vaksina Pfizer/BioNtech nga pjesa e parë e 95 mijë vaksinave të cilat janë ndarë për Kosovën në kuadër për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për vaksinimin me vaksinën kundër SARS-CoV-2.

Nga ky kontingjent i ardhur para 6 ditëve tani kanë mbetur vetëm 910 doza nga vaksina Pfizer.

Kurse paraditën e së mërkurës në Kosovë pritet të vijnë 38 mijë e 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX.

“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza. Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat