“Çështje tute” - Latifi befason me reagimin e tij ndaj të shtënave në Zubin Potok

Aktuale

“Çështje tute” - Latifi befason me reagimin e tij ndaj të shtënave në Zubin Potok

Më: 10 maj 2021 Në ora: 16:19
Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi ka ironizuar me zhvillimet e fundit lidhur me të shtënat me armë që u dëgjuan dje në Zubin Potok.

Latifi ka thënë se “siç duket gjithçka paska qenë çështje tute”, meqenëse Policia njoftoi sot se s’ka gjetur gëzhoja e as prova të tjera lidhur me këtë rast.

“Policia nuk paska gjetur asnjë provë materiale për atë që dje u quajt sulm me kallashnikov ndaj një grupi badihavxhinjsh që kishin dalë me u relaksu në malet e Zubin Potokut. Asnjë gëzhojë plumbi e as gjurmë të tjera. Siç duket gjithçka paska qenë çështje tute. Tuta prodhon efekte halucinante në trurin e njeriut. Të bën të dëgjosh krisma armësh, aty ku realisht mund të jetë duke u zhvilluar ndonjë lojë fëmijësh, ose të shikosh figura njerëzish në ndonjë grumbull ferrash.”, ka shkruar Latifi.

Policia e Kosovës sot doli me një sqarim për incidentin e djeshëm në zonën e komunës Zubin Potok, përkatësisht të fshatit Bube.

Pas pranimit të informatës, polica thotë se janë dërguar njësite patrulluese policore të mbështetura nga hetuesit policor dhe Njësia për Reagim të Shpejtë, të cilët kanë kontrolluar zonën dhe kanë biseduar me banorë të asaj zone, me qellim të sigurimit të informatave rreth rastit.Por, njoftojnë se edhe përkundër kërkimeve në terren, policia nuk ka arritur të gjej prova materiale përkatësisht gëzhoja të armës së shkrepur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat