29 mijë të vaksinuar në nivel vendi, 4 000 persona janë nga stafi shëndetësor

Aktuale

29 mijë të vaksinuar në nivel vendi, 4 000 persona janë nga stafi shëndetësor

Më: 11 maj 2021 Në ora: 12:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë Niman Bardhi ka njoftuar se gjatë së martës janë vaksinuar 200 persona nga stafi shëndetësor.

“Sot jemi në ditën e shtatë me radhë nga 5 maji e tutje mbi procesin e vaksinimit në sallën “1 Tetori”. Aktualisht i kemi mbi 200 të vaksinuar”, është shprehur ai.

Bardhi ka njoftuar se totali i stafit shëndetësor të vaksinuar është 4 000.

“Edhe sot kemi vazhduar me personelin shëndetësor. Nëse i referohemi statistikave totale deri më sot kemi kaluar 4 000 doza të vaksinës Pfizer të aplikuar në sallën ‘1 Tetori’”, ka shtuar ai.

Sipas Bardhit në nivel vendi deri më tani janë vaksinuar 29 mijë persona.

“Ndërsa në numrin total në nivel vendi nga dita e parë e vaksinimit 29 mars e deri më sot kemi rreth 29 mijë të vaksinuar. Siç po e shihni në mënyrë graduale jo në fluks procesi po vazhdon shumë mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat