Sejdiu: Programi i Qeverisë Kurti i varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Aktuale

Sejdiu: Programi i Qeverisë Kurti i varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Nga: N. H Më: 11 maj 2021 Në ora: 22:50
Albin Kurti

Analisti Dardan Sejdiu, e ka quajtur të varfër programin qeverisës të Qeverisë Kurti.

Sejdiu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ndryshimi më i madh që mund të pritet është në cilësi menaxheriale e jo në ndryshim të paradigmës qeverisëse.

Image
Dardan Sejdiu

“Relativizmi i projekteve infrastrukturore që lidhin Serbinë me Shqipërinë dhe trajtimi i bashkimit si integrim ekonomik e social është diskursi i kësaj qeverie! Me program qeverisës dhe me intervista sonte është e qarte që ndryshimi më i madh që mund të pritet është në cilësi menaxheriale e jo në ndryshim të paradigmës qeverisëse!

Kaq ishte edhe kjo miq! 50 ditë shpresë për një program kaq të varfër dhe me shumë pak përmbajtje!”, ka shkruar Sejdiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat