​Nesër vazhdon vaksinimi i personave mbi 65 vjet në Kosovë

Aktuale

​Nesër vazhdon vaksinimi i personave mbi 65 vjet në Kosovë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Me rastin e festës së Fitër Bajramit sot në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” nuk ka pasur vaksinime. Vaksinimi me vaksinën antiCOVID-19 të personave mbi moshën 65-vjeçare do të rifilloj sërish nesër.

Procesi i vaksinimit do të filloj në ora 08:00 dhe do të vazhdoj deri në orën 19:30.

Ministria e Shëndetësisë ja treguar se të premten vaksinimi i personave mbi moshën 65-vjeçare do të filloj edhe në qendrat e vaksinimit nëpër komunat e Kosovës.

Të mërkurën në Kosovë kanë mbërritur 38 mijë e 400 vaksina antiCOVID-19. Po të njëjtën ditë, UINCEF derisa tregoi edhe për arritjen e vaksinave AstraZeneca, njoftoi edhe se në fillim të muajit qershor në Kosovës do t’i sjellin edhe 100, 620 doza të vaksinës Pfizer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat