Presidenti slloven: Nuk pajtohem me ndryshimin e kufijve në Ballkan

Aktuale

Presidenti slloven: Nuk pajtohem me ndryshimin e kufijve në Ballkan

Më: 13 maj 2021 Në ora: 18:01
Borut Pahor dhe Vjosa Osmani

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë të enjten pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Pahor i pyetur se a qëndron prapa “non-paperave” të publikuar së fundmi, ka deklaruar se ka mendim plotësisht të kundërt me ato që shkruhen në këto letra.

“Me ndryshimin e kufijve nuk pajtohem, qëndrimi im lidhur me këtë është plotësisht i kundërt. Unë dëshiroj t’i bind bashkëbiseduesit në Samitin e Bërdos që të vazhdohet me procesin e zgjerimit dhe të reformave. Kjo është një domosdoshmëri historike”, ka thënë Pahor.

Ndërkaq, ai ka refuzuar të flasë nëse kanë pranuar ndonjë kërkesë për të ofruar garancë në liri për luftëtarët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat