Drejtori i Izraelit për Ballkan tregon për gjendjen e shqiptarëve që ndodhen në Jeruzalem

Aktuale

Drejtori i Izraelit për Ballkan tregon për gjendjen e shqiptarëve që ndodhen në Jeruzalem

Më: 13 maj 2021 Në ora: 21:21
Jerusalem

Drejtori për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht ambasadori i Izraelit në Maqedoninë e Veriut, Dan Oryan ka folur për konfliktin në mes të Izraelit dhe palestinezëve.

Oryan ka treguar edhe për gjendjen e shqiptarëve që ndodhen në Jeruzalem.

Ai tha se shqiptarët atje janë “tmerrësisht” të sigurt.

“Njerëzit tuaj në Jerusalem janë “tmerrësisht” të sigurt dhe dje u takova me Ines Demirin, shefen e ambasadës, takohemi goxha shpesh, shkojmë në takime së bashku, ajo vjen në ministri, kemi qenë në iftar së bashku. Ka shumë aktivitetet që janë të planifikuara dhe që tashmë kanë nisur. Natyrisht, ngjarjet e fundit na kanë ndalur paksa. Do të isha i lumtur që të elaboroj më shumë për këtë”, tha Oryan.

Tutje ai ka shpjeguar se kanë më pak viktima pasi që Izraeli, një shtet inovativ, me armatim dhe mundësi shumë të mira, e ka edhe “Kupolën e Hekurt”.

“Do të thosha diçka para kësaj për ta përfunduar pyetjen e mëparshme. Njerëzit më thonë: “A e di, shumë më shumë njerëz janë plagosur ose vrarë në Gaza?” Është e qartë, sepse Izraeli, një shtet inovativ, me armatim dhe mundësi shumë të mira, e ka edhe “Kupolën e Hekurt”. Njerëzit nuk flasin për të, por nëse ata hedhin 1.000 raketa drejt nesh – deri dje, mbi 1.500 -, atëherë, pak a shumë 350 raketa ranë në territorin e tyre. Disa nga fëmijët e vdekur palestinezë që keni parë janë nga raketat e tyre. Natyrisht, për palën izraelite, jeta e njerëzve është numër një në listën tonë, ne e kemi “Kupolën e Hekurt” (sistem i mbrojtjes ajrore), specialitet izraelit, që do të thotë se kur na qëllojnë dhe ne e dimë se raketa do të bjerë në një vend problematik, mund ta pengojmë atë në ajër. Rreth 75 deri në 80 për qind e raketave të hedhura në drejtim të Izraelit janë qëlluar në ajër nga ky instrument izraelit dhe kjo është pse ne kemi më pak viktima, por edhe gjëra të tmerrshme. Këtë mëngjes, një djalë 6 vjeç u vra nga një nga ato raketa dhe ai ishte në një dhomë të sigurt”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat