Grumbullimi i qytetarëve te salla “1 Tetori”, reagon Ministria e Shëndetësisë, ka këtë sqarim

Aktuale

Grumbullimi i qytetarëve te salla “1 Tetori”, reagon Ministria e Shëndetësisë, ka këtë sqarim

Nga: A.M. Më: 14 maj 2021 Në ora: 09:42
Grumbullimi i qytetarëve te salla “1 Tetori”

Edhe sot po vazhdon vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65 vjeçare.

Ndërkaq, u raportua se në sallën “1 Tetori” janë grumbulluar numri i madh i qytetarëve të cilët po presin për vaksinim.

Për këtë ka reaguar Ministria e Shëndetësisë, shkruan "Bota sot".

Në reagimin e Ministrisë thuhet se kjo ka ndodhë si pasojë e ardhjes së qytetarë edhe nga komunat e tjera.

Gjithashtu, në reagim thuhet se në sallën sallën “1 Tetori” vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës në bazë të rekomandimeve konform Planit Shtetëror të vaksinimit.

“Qytetarët e komunave të tjera të Republikës së Kosovës luten që t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë rreth procesit të vaksinimit kundër COVID-19:

Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 sot vijon sipas njoftimeve paraprake.

Njoftohen qytetarët që të kenë parasysh se në Prishtinë në sallën “1 Tetori” vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës në bazë të rekomandimeve konform Planit Shtetëror të vaksinimit.

Grumbullimet e krijuara sot para sallës “1 Tetori”, vjen si pasojë se aty kanë ardhur të vaksinohen qytetarë edhe nga komunat e tjera, përkundër njoftimeve të bëra ditëve të kaluara dhe dje se qytetarët do të vaksinohen në komunën e tyre. 

Qytetarët e komunave të tjera të Republikës së Kosovës luten që t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen.

Me që vaksinimi kundër COVID-19 është proces dinamik që do të vijojë deri në vaksinimin e të gjitha kategorive të parapara në Planin e vaksinimit, luten qytetarët që të përcjellin njoftimet e MSh-së dhe t’i shmangin grumbullimet para qendrave të vaksinimit përderisa mundësia e vaksinimit do të jetë e hapur çdo ditë në secilën komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat