Haxhiu: Vaksinim apo infektim, çka po ndodh te “1 Tetori” në Prishtinë?

Aktuale

Haxhiu: Vaksinim apo infektim, çka po ndodh te “1 Tetori” në Prishtinë?

Më: 14 maj 2021 Në ora: 10:57
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka pyetur se çka po ndodh te “1 Tetori” në Prishtinë, duke thënë se a po bëhet vaksinimi apo infektimi i qytetarëve.

Ai në një postim në ‘Facebook’ tha se Qeveria Kurti dështoi të siguroi kontratë për blerjen e vaksinave por edhe me menaxhimin e vaksinimit të qytetarëve.

Ky është postimi i Haxhiut:

Vaksinim apo infektim – çka po ndodh te “1 Tetori” në Prishtinë?

Qeveria e Kosovës përveç që dështoi të siguroi kontratë për blerje të vaksinave, po dështon edhe në menaxhim të vaksinimit të qytetarëve.

Tollovia e krijuar të qendra e vaksinimit në Prishtinë është dështim në organizim me këto pak vaksina të pranuara donacion.
Ky kaos dhe parregullsi është situatë që po i rrezikon të moshuarit të cilët po kërkojnë shpëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat