Tërmkolli pas tollovisë tek “1 Tetori”: Me pas m’ajtë fmija shpi, Kola jem i kish m’ajtë tri

Aktuale

Tërmkolli pas tollovisë tek “1 Tetori”: Me pas m’ajtë fmija shpi, Kola jem i kish m’ajtë tri

Më: 14 maj 2021 Në ora: 16:01
Melihate Tërmkolli

Ish -deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka ironizuar pas tollovisë që është krijuar sot tek qendra “1 Tetori” duke thënë se “me pas m’ajtë fmija shpi, Kola jem i kisht m’ajtë tri”.

Kujtojmë se mëngjesin e kësaj të premte, tek qendra e vaksinimit “1 Tetori” është krijuar tollovi e madhe teksa shumë të moshuar ishin duke pritur në radhë për t’u vaksinuar.

Ndërsa, pas kësaj tollovie ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë sipas së cilës tek qendra “1 Tetori” mund të vaksinohen vetëm qytetarët nga Prishtina, ndërsa tollovia është krijuar pas ardhjes se qytetarëve tek kjo qendër nga qytete tjera.

Për këtë situatë të krijuar pati reagime të ashpra edhe nga opozita dhe shoqëria civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat